SHBA-ja dhe Izraeli nisin sulmin ndaj Iranit, Trump thotë se janë duke u zhvilluar “operacione të mëdha luftarake”

SHBA-ja dhe Izraeli nisin sulmin ndaj Iranit, Trump thotë se janë duke u zhvilluar “operacione të mëdha luftarake”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, konfirmon se SHBA-të kanë nisur “operacione të mëdha luftarake” në Iran.

Kjo vjen pasi Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se vendi i tij ka nisur një sulm “parandalues” ndaj Iranit.

BBC ka marrë imazhe të tymit që ngrihet në Teheran, ndërsa media shtetërore iraniane raporton shpërthime të mëtejshme në lindje dhe veri të kryeqytetit të vendit.

Katz ka shpallur gjithashtu gjendje të jashtëzakonshme në Izrael në pritje të sulmeve hakmarrëse.

Sirenat u dëgjuan në të gjithë Izraelin rreth orës 08:15 sipas orës lokale (06:15 GMT), duke i njoftuar njerëzit për kërcënimin e një sulmi të mundshëm me raketa.