Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se SHBA-ja ishte e përfshirë në sulmin ndaj Iranit.
Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë nisur “operacione të mëdha luftarake” kundër Iranit, përmes një videoje të publikuar në platformën Truth Social.
“Ushtria e Shteteve të Bashkuara po ndërmerr një operacion masiv dhe të vazhdueshëm për të parandaluar që kjo diktaturë shumë e ligë dhe radikale të kërcënojë Amerikën dhe interesat tona thelbësore të sigurisë kombëtare”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar: “Ne do t’i shkatërrojmë raketat e tyre dhe do ta rrafshojmë industrinë e tyre të raketave”.
Më herët, dy zyrtarë amerikanë i kanë thënë CNN-it se SHBA-ja po kryen sulme kundër Iranit. Njëri prej tyre ka deklaruar se sulmet janë në vazhdim, duke i përshkruar si “një sulm jo i vogël”.
Ndërkohë, mediat ndërkombëtare kanë raportuar, duke cituar burime, se sulmi i Israel-it ndaj Iran-it të shtunën ishte i koordinuar me Shtetet e Bashkuara.
Izraeli ka njoftuar se ka nisur atë që e ka quajtur “sulm parandalues” kundër Iranit mëngjesin e së shtunës. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka shpallur “gjendje të jashtëzakonshme të veçantë” në të gjithë vendin.



Të tjera
Kurrë mos e pini ujin që rri gjatë natës, ja pse?
6 arsye për t’i nxitur fëmijët të udhëtojnë
Këshilla për kujdesin e dhëmbëve tek fëmijët