Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se SHBA-ja ishte e përfshirë në sulmin ndaj Iranit.
Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë nisur “operacione të mëdha luftarake” kundër Iranit, përmes një videoje të publikuar në platformën Truth Social.
“Ushtria e Shteteve të Bashkuara po ndërmerr një operacion masiv dhe të vazhdueshëm për të parandaluar që kjo diktaturë shumë e ligë dhe radikale të kërcënojë Amerikën dhe interesat tona thelbësore të sigurisë kombëtare”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar: “Ne do t’i shkatërrojmë raketat e tyre dhe do ta rrafshojmë industrinë e tyre të raketave”.
Më herët, dy zyrtarë amerikanë i kanë thënë CNN-it se SHBA-ja po kryen sulme kundër Iranit. Njëri prej tyre ka deklaruar se sulmet janë në vazhdim, duke i përshkruar si “një sulm jo i vogël”.
Ndërkohë, mediat ndërkombëtare kanë raportuar, duke cituar burime, se sulmi i Israel-it ndaj Iran-it të shtunën ishte i koordinuar me Shtetet e Bashkuara.
Izraeli ka njoftuar se ka nisur atë që e ka quajtur “sulm parandalues” kundër Iranit mëngjesin e së shtunës. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka shpallur “gjendje të jashtëzakonshme të veçantë” në të gjithë vendin.



Të tjera
Rikthehet Superliga, tri ndeshjet interesante këtë të shtunë
Shpërthime dëgjohen në veri të Izraelit pas lëshimit të raketave nga Irani
Irani shënjestron bazat amerikane