Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka miratuar shitjen e mundshme të raketave dhe elementëve të lidhura me to në Turqi, transmeton Anadolu.
Pentagoni njoftoi se kostoja e vlerësuar e shitjes është 304 milionë dollarë dhe ajo do të përfshijë raketat e avancuara ajër-ajër me rreze të mesme veprimi AIM-120C-8.
Kontraktori kryesor do të jetë Korporata RTX me seli në Arizona.
Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes dorëzoi certifikimin e kërkuar, duke njoftuar Kongresin e SHBA-së për këtë shitje të mundshme.



Të tjera
Pasi PZAP ia refuzoi ankesën, Bekim Haxhiu do i drejtohet Supremes për zgjedhjet e 7 qershorit, flasin edhe nga Gjykata
OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit
“Zoti ju vraftë”, “thirre ndihmën e shpejtë”, dalin pamjet kur shkrep arma në sheshin e Podujevës, njëri nga personat rrëzohet