Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar shitjen e disa sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot dhe armëve të tjera për aleatin e NATO-s, Danimarkën, e cila planifikon të mbështesë Ukrainën në luftën kundër Rusisë.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka aprovuar një marrëveshje me vlerë 8.5 miliardë dollarë (7.3 miliardë euro), që përfshin gjashtë lëshues, sisteme të radarit, sisteme drejtimi dhe raketa.
Danimarka dhe anëtarët e tjerë të NATO-s duan të furnizojnë Ukrainën me sisteme të avancuara armatimi për të forcuar mbrojtjen e saj kundër sulmeve ruse.
Duke qenë se Danimarka nuk ka sisteme Patriot, ajo duhet t’i blejë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, Holanda ka blerë Patriote për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.
Kievi ka kërkuar disa herë në muajt e fundit sistemet Patriot nga aleatët perëndimorë për të mbrojtur më mirë qytetet e tij nga sulmet ajrore ruse.
Duke qenë se SHBA nuk është e gatshme të financojë furnizime shtesë të armëve për Ukrainën, partnerët e NATO-s blejnë sistemet amerikane dhe ua kalojnë forcat ukrainase.



Të tjera
Rritet buxheti për Komitetin Paralimpik të Kosovës për vitin 2026
Këto janë simptomat që paralajmërojnë për atak kardiak te femrat
Arteta e paralajmëron Simeonen: Në fushë si bisha