Një studim i publikuar në revistën Advances in Nutrition ka zbuluar se mënyra se si e konsumojmë sheqerin ka rëndësi të madhe, dhe pirja e tij përmes pijeve është më e dëmshme sesa marrja e tij nga ushqimet, ka raportuar WomensHealthMag.
Studiuesit analizuan të dhënat e më shumë se gjysmë milioni njerëzve në mbarë botën nga 29 studime të ndryshme, duke krahasuar zakonet e tyre të konsumimit të sheqerit me shëndetin e tyre.
Rezultatet ishin tronditëse:Për çdo 350 ml pije me sheqer të shtuar të konsumuar në ditë (si p.sh. cola ose lëngjet e paketuara), rreziku për diabet të tipit 2 rritej me 25 për qind.Për çdo 240 ml lëng frutash, rreziku rritej me 5 për qind.
Ndërkohë, tek ata që e konsumonin sheqerin përmes ushqimeve (si ëmbëlsirat), nuk u vu re i njëjti rrezik i lartë për diabet.
Pse është sheqeri i dëmshëm për trupin?Sipas dietologes Dena Champion nga Ohio State University, problemi më i madh është sasia e tepërt.
“Sheqeri i tepërt çon në shtim peshe dhe lë më pak hapësirë për ushqime të shëndetshme”, ka theksuar ajo.
Tara Gidus Collingwood, konsulente për ushqim, shton se sheqeri i tepërt rrit edhe rrezikun për sëmundje të zemrës, probleme dentare, dhe sëmundjen e mëlçisë jo-alkool Megjithatë, sasia e vogël e sheqerit nuk është problematike.
“Përdorimi i rastësishëm i sheqerit në sasi të vogla nuk përbën rrezik për një person mesatarisht të shëndetshëm. Por sasitë e mëdha të sheqerit të shtuar dhe të rafinuar mund të shkaktojnë probleme me kalimin e kohës”, ka thënë Lisa Moskovitz, themeluese e NY Nutrition Group.
Ajo ka shtuar se përveç diabetit dhe sëmundjeve të zemrës, sheqeri i tepërt shkakton edhe inflamacion në trup, që lidhet me sëmundje si kanceri, sëmundjet autoimune dhe ato kardiovaskulare.
Të tjera
BE ia jep 7.5 milionë euro për ta rritur qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës
Kosova qëndron në solidaritet me Ukrainën
Bllokohet propozimi i Cvijanoviqit për ta nominuar Trumpin për Çmimin Nobel