Këtë të shtunë, pas protestës së opozitës, raportohet nga gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi, se në ambientet e Komisariatit Nr. 1 ka ndodhur një situatë e tensionuar dhe e paprecedentë.
Sipas saj, ka pasur një përplasje mes deputetëve të PD-së, familjarëve të protestuesve dhe forcave të policisë.
Nga pamjet e publikuara shihet se në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat “Shqiponja”.
Sipas gazetares, brenda komisariatit ndodhen deputetët e PD-së Tomorr Alizoti, Besart Xhaferi dhe Bledi Himçi.
Situata raportohet të jetë e tensionuar dhe e agravuar mes palëve.
/Euronews Albania/



Të tjera
Trumpi kërcënon Kanadanë me tarifa 100% nëse bën një marrëveshje me Kinën
Të mirat e ecjes në mal
Jemi në kilometrin e fundit, asgjë nuk na ndal drejt fitores