Ministria e Drejtësisë, e cila menaxhon fondin shtetëror për të akuzuarit nga Dhomat e Specializuara, në një përgjigje dhënë për gazetën “Bota sot”, ka treguar se deri më tani janë shpenzuar mbi 32 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve nga Gjykata Speciale.
Sipas Ministrisë, për mbrojtjen e Hashim Thaçit, avokatët e tij janë paguar 5 milionë e 353 mijë e 301 euro (5,353,301.03 €).
Avokatët e Jakup Krasniqit, deri më tani, janë paguar me 5 milionë e 677 mijë e 250 euro (5,677,250.00 €).
Për avokatët e Kadri Veselit, nga buxheti i Kosovës janë paguar 5 milionë e 229 mijë e 724 euro (5,229,724.91 €).
Për mbrojtjen e Pjetër Shalës, deri më tani janë paguar 2 milionë e 945 mijë euro (2,945,000.00 €).
2 milionë e 239 mijë e 163 euro (2,239,163.94 €) janë shpenzuar për mbrojtjen e Nasim Haradinajt.
Kurse 2 milionë e 367 mijë e 750 euro (2,367,750.00 €) janë shpenzuar për mbrojtjen e Hysni Gucatit.
Të tjera
Real Madridi fiton ndaj Oviedos, shkëlqen Mbappe
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën
Kosova po fuqizon industrinë e mbrojtjes, duhet anëtarësim në NATO