Marcelo Gallardo do të largohet vetëm pas një viti qëndrim te Al Ittihad, pasi është duke u negociuar largimi i tij.
Edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar, trajneri argjentinas pritet të largohet nga posti brenda disa orësh apo ditësh.
Shkarkimi i Gallardo do t’i kushtojë shtrenjtë klubit saudit, me një kosto shtesë për vitin e mbetur në kontratën e tij, si dhe shkarkimin e ndihmëseve të tij prej shtatë anëtarëve.
Pavarësisht sezonit zhgënjyes të skuadrës, me probleme që variojnë nga dëmtimet deri te konfliktet e brendshme, largimi i Gallardo përfaqëson një fillim të ri për Al Ittihad, i cili tashmë është në kërkim të një trajneri të ri të nivelit të lartë, i cili mund të marrë drejtimin e skuadrës së tij plot yje.
Ndërkohë që situata e Gallardo është zgjidhur, klubi vazhdon të kërkojë një drejtor të ri teknik. Siç raporton gazeta Marca , javët e fundit ka pasur zëra për punësimin e mundshëm të trajnerëve të nivelit të lartë si Maxi Allegri, por ende nuk ka asnjë konfirmim.
Gallarado kishte prishur raportet me Karim Benzeman dhe kjo ishte arsyeja e shkarkimit të tij, derisa ai dështoi edhe të fitoj trofe dhe ta kualifikoj skuadrën në Ligën e Kampionëve të Azisës, pavarësisht yjeve të mëdha që kishte klubi si Benzema, N’Golo Kante, Fabinho e të tjerë.
Të tjera
Haxhiu: 3400 profesionistë shëndetësorë kanë ikur nga Kosova gjatë 3 viteve të fundit
Kurti i thirr qytetarët të aplikojnë për Çmimet e Vullnetarizimit
Zhegrova, Muriqi e Muslija përjashtohen nga grumbullimi