Policia e Kosovës ka bërë ndryshime në pozitat drejtuese të komandantëve të stacioneve policore në Pejë, Suharekë dhe Klinë.
Sipas Policisë, kapiten Faik Jahmurataj është caktuar Komandant i Stacionit Policor në Pejë, ndërsa kapiten Enis Lluka do të udhëheqë Stacionin Policor në Klinë.
Kapiten Afrim Sylaj, i cili më parë ka shërbyer në Stacionin Policor në Suharekë, është transferuar në Qendrën Rajonale Operative të Drejtorisë Rajonale në Prizren.
“Këto ndryshime bëhen me qëllim të rritjes së efikasitetit në menaxhim dhe përmbushjes së detyrave policore në përputhje me prioritetet operacionale të Policisë së Kosovës”, ka thënë Policia e Kosovës.
Po ashtu komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, kapiten Argjent Gashi, ka kërkuar lirim nga pozita e komandantit të Stacionit Policor Lipjan.
“Kërkesa e tij është aprovuar. Në pozitën e Komandantit të Stacionit Policor në Lipjan, është emëruar kapiten Brahim Shatrolli”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Të tjera
Fitorja e Juventusit krijon tension tek Interi, sulmuesi zikaltër ia plas të qeshurës në fushë
Sekretari amerikan i Shtetit shkel në Izrael mes krizës në rajon
Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale