Shkencëtarët kanë zhvilluar një mënyrë të re të trajtimit të dhimbjes duke ‘heshtur’ me sukses qelizat e trurit që interpretojnë siklet.
Ekspozimi i minjve në temperatura të pakëndshme aktivizon një zonë të trurit të tyre të njohur si amygdala, e cila përpunon emocionet.
Kur qelizat në amygdalas të brejtësve u bllokuan, kafshët ende prodhonin sinjale të dhimbjes, por ato nuk u interpretuan nga truri i tyre.
Kjo bëri që brejtësit të largohen nga burimi i dhimbjes, por nuk treguan shenja të shqetësimit.
Për të analizuar se si truri interpreton dhimbjen, studiuesit modifikuan gjenetikisht qelizat në amigdalën e minjve që të bëheshin fluoreshente kur ishin aktive. Ata gjetën këto qeliza u ndriçuarn kur minjtë ishin të ekspozuar ndaj nxehtësisë ose ngacmimeve në lëkurë.
Për të heshtur këto qeliza, shkencëtarët i modifikuan gjenetikisht për të shprehur receptorë ndaj një medikamenti të paidentifikuar që e ulë aktivitetin e tyre.
Qarqet e trurit për dhimbje kanë tendencë të jenë të ngjashme midis specieve, dhe këto mekanizma mund të funksionojnë njëjtë edhe tek njerëzit



Të tjera
Barcelona një hap larg titullit, publikon listën për “El Clásico” – mungon ylli Lamine Yamal
I jashtëzakonshëm, Vedat Muriqi shënon golin e 22-të në La liga
Këshilla të arta për të dashuruarit