Një femër shtetase e Spanjës dhe një mashkull shtetas i Belizesë (Amerikës Latine) kanë raportuar një rast të vjedhjes që u ka ndodhur gjatë vizitës së tyre te Ujëvara e Mirushës.
Sipas policisë, persona të panjohur kanë thyer xhamin e veturës me targa vendore, e cila ishte marrë me qira nga dy shtetasit e huaj dhe u kanë vjedhur një çantë që përmbante dokumentet personale të viktimave.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorëve.



Të tjera
Maskë e thjeshtë natyrale për pastrimin dhe shkëlqimin e fytyrës
Si reagon trupi nëse pini 6 kafe në ditë?
Trupi yt flet, andaj dëgjoje!