Xhudisti nga Kosova, Shpat Zekaj, ka siguruar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për seniorë që po zhvillohet në Shkup.
Në ndeshjen vendimtare për vendin e tretë, Zekaj triumfoi ndaj garuesit italian, Enrico Bergamelli, duke e mposhtur me Waza-ari, ka bërë të ditur Federata e Xhudos së Kosovës përmes një postimi në Facebook.
Kujtojmë se përgatitjet dhe pjesëmarrjet e xhudistëve të Kosovës në gara ndërkombëtare po udhëhiqen nga trajnerja dhe kampionia olimpike në xhudo, Nora Gjakova.



Të tjera
Disa përfitime shëndetësore të mollës së sheqerit
Pse Covid-19 rriti makthet te njerëzit
Abdixhiku: Do t’i bashkoj të gjithë në LDK, edhe ata që u larguan, edhe ata që heshtën