Ish-deputeti i LDK-së, Blerim Grainca, ka shpërthyer përmes një postimi në rrjetin social Facebook, përcjell KosovaPost.
Grainca tha se nuk ka asnjë pretendim personal për t’u përfshirë në listë por si një anëtarë i LDK-së apelon që të shpëtohet aq sa mund të shpëtohet në këto orë të fundit.
Ai tha se zgjedhjet nuk fitohen duke futur në listë, “njerëz që kanë lënë Kosovën në terr energjetik, maniak seksual, prostituta politike, falsifikues të zgjedhjeve brenda partisë dhe ‘shërbëtorë” të Sorosit, PDK-së dhe VV-së’.
“Për të gjitha këto veprime e dukuri që janë anti LDK, kam njoftuar e paralajmëruar lidershipin e LDK-së.Nëse lidershipi nuk vepron dhe këta njerëz përfundojnë në listen zgjedhore të Ldk-së, është detyrë dhe obligim i secilit antarë që t’i demaskojm publikisht në ditët në vijim, ta mbrojmë LDK-në nga shkatërrimi i saj nga brenda” deklaron Grainca.



Të tjera
Shpërthejnë pakënaqësitë brenda LDK-së
3 gjuhët që fëmijët duhet t’i mësojnë
Kurti njofton aderimin e Adelina Tërshanit në VV, do të kandidojë për deputete