Policia, ekipet e shpëtimit dhe emergjencat në Mitrovicë kanë shpëtuar sot në mëngjes dy familje që kanë mbetur të ngujuara për shkak të përmbytjeve në lagjen “2 korriku” në këtë qytet.Në ndërkohë, po vazhdon puna për shpëtimin edhe të një familjeje tjetër.
Gjatë natës janë ndihmuar edhe dy familje të tjera të cilat janë dërguar në një vend të sigurt.
Operacionin e shpëtimit të tyre mëngjesin e sotëm e ka ndjekur nga afër edhe kryetari i komunës, Faton Peci.



Të tjera
Franca: Operacionet tona në Hormuz “nuk kanë qenë kurrë një qëndrim ofensiv”
Depresion nga një lidhje e dështuar? 6 këshilla për ta kaluar dhimbjen
Kosova pranon Planin e Punës për Punësim dhe Politika Sociale në Berlin