Shqipëri, opozita vazhdon protestat antiqeveritare

Shqipëri, opozita vazhdon protestat antiqeveritare

Partia më e madhe e opozitës, Partia Demokratike (PD) vazhdon protestat antiqeveritare në Shqipëri, ndërkohë sot është mbajtur protesta e radhës, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.

Protesta “Foltore” e thirrur nga PD dhe mbështetur nga parti të tjera opozitare është mbajtur para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Gjatë fjalës në protestë, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u shpreh se protesta e tyre është çështje dinjiteti dhe detyrimi ndaj të ardhmes së fëmijëve.

“Ne i rezistuam asaj strategjie që donte shuarjen tonë si parti e shqiptarëve. Sot nuk na ndal më asgjë, përkundrazi jemi forcuar si alternativë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve”, tha Këlliçi.

Për protestën u angazhuan forca policore shtesë dhe u bllokuan akse rrugore, ndërkohë nuk u shënuan incidente dhe tensione.

Në muajt e fundit PD dhe parti të tjera opozitare kanë organizuar protesta antiqeveritare me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Balluku është marrë e pandehur për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe sipas opozitës nuk duhet të qëndrojë në Kuvend, por “t’i dorëzohet drejtësisë”.

Partitë opozitare kanë paralajmëruar vazhdimin e protestës edhe në javët në vazhdim.