Kryeministri i Shqipërise, Edi Rama deklaroi se Shqipëria ndodhet në një moment kyç të procesit të integrimit europian, duke theksuar se vendi “i ka plotësuar të gjitha detyrat e shtëpisë” për avancimin drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian.
Duke folur në podcastin e tij të së dielës, Rama tha se negociatat me BE-në kanë avancuar me ritëm të shpejtë dhe se raporti i Komisionit Europian vlerëson pozitivisht progresin e Shqipërisë në fusha kyçe të reformave.
“Negociatat kanë avancuar me ritëm, kapitujt janë hapur në kohë rekord dhe tani Komisioni Europian dhe vendet anëtare ndodhen në një fazë kyçe, ku po diskutojnë raportin që nënvizon se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat e shtëpisë dhe është e gatshme të hyjë në fazën e mbylljes së kapitujve”, deklaroi Rama.
Sipas tij, progresi nuk ka ardhur rastësisht, por si rezultat i një procesi të vazhdueshëm reformash dhe transformimesh në çdo sektor të shtetit.
Ai përmendi reformën në drejtësi, transformimin e administratës publike, digjitalizimin e shërbimeve, modernizimin e ekonomisë, si dhe investimet në energji dhe infrastrukturë si shtyllat kryesore të afrimit të Shqipërisë me standardet europiane.
“Reforma në drejtësi, transformimi i administratës, digjitalizimi i shërbimeve dhe modernizimi i ekonomisë nuk janë vetëm fjalë, por hallka të një zinxhiri gjithnjë e më solid të ndërtimit të shtetit europian të shqiptarëve”, u shpreh ai.
Rama theksoi se 9 Maji, Dita e Europës, për Shqipërinë ka një domethënie të veçantë politike dhe historike.
“Për ne, 9 maji nuk është vetëm festa e Europës, por edhe momenti kur marrim frymë me krenari legjitime dhe ecim përpara drejt një objektivi që tashmë është i arritshëm me angazhim dhe vullnet”, tha kryeministri shqiptar.


Të tjera
Putin sugjeron se luftës në Ukrainë “po i vjen fundi”
Kurti akuzon Serbinë për mbështetje të grupeve kriminale
Kaos në derbin e Pragës, tifozët pushtojnë fushën dhe sulmojnë lojtarët kundërshtarë