Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhajt.
Goxhaj u lirua më herët nga Gjykata e Apelit, por Prokuroria ushtroi të drejtën e rekursit në Gjykatën e Lartë.
Ai u arrestua në Tiranë me kërkesë të Gjykatës Speciale, me dyshimin se ka publikuar emrat e disa dëshmitarëve për disa procese të krimeve të luftës.
Goxhaj ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.



Të tjera
Studim: Fëmijët e nënave të rrepta kanë më shumë gjasa të kenë probleme me alkoolin
Përkujtohet Ekrem Rexha – Komandant Drini`
SHBA beson se fundi i luftës është afër