Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha të mërkurën se presidenti kinez Xi Jinping e ka siguruar presidentin Donald Trump se Pekini nuk po e furnizon Iranin me armë gjatë konfliktit rajonal, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.
“Presidenti Xi e siguroi presidentin se ata nuk po e furnizojnë Iranin me armë gjatë gjithë këtij konflikti, dhe kjo garanci iu dha presidentit”, tha Leavitt për gazetarët, së bashku me sekretarin e Thesarit Scott Bessent.
Nga ana e tij, Bessent theksoi rolin e rëndësishëm të Kinës në blerjen e naftës iraniane.
“Kina blinte më shumë se 90 për qind të naftës së tyre, që përbën rreth 8 për qind të nevojave energjetike të Kinës”, tha Bessent, duke shtuar se bllokada pranë Ngushticës së Hormuzit mund të ndalojë përkohësisht blerjet kineze të naftës së papërpunuar iraniane.
Ai tha se dy banka kineze janë paralajmëruar se mund të përballen me sanksione dytësore.
“Do t’ju them se dy banka kineze morën letra nga Thesari amerikan. Nuk do t’i identifikoj bankat, por u thamë se nëse mund të vërtetojmë se ka para iraniane që kalojnë përmes llogarive tuaja, atëherë jemi të gatshëm të vendosim sanksione dytësore”, shtoi ai.



Të tjera
Mjalti më i mirë sesa ilaçet kundër kollës dhe ftohjes
Parandalohet kontrabandimi i 150 shpezëve me furgonin që dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia
Bayern eliminon Real dhe kalon në gjysmëfinale të Champions League