Analisti Fatos Lubonja e konsideroi si një ide jo vetëm anti-kushtetuese, por edhe të marrë, atë për krijimin e “Shtetit të Bektashinjve” si një mini-shtet brenda Shqipërisë.
Lubonja tha se një ide e tillë e kthen Shqipërinë si një supermarket të madh. “Kjo mund të jetë një histori e re për Shqipërinë, por unë jam kundër saj”, tha Lubonja.
Në vijim analisti tha se “ajo që më erdhi në mendje ishte ajo shprehja që Zoti para se të rrëzojë i merr mendjen atij”.
“Si mund të merren vendime të tilla pa u konsultuar me shqiptarët, përfshi edhe me ata që e mbështesin. Si mund të shkosh të hedhësh një ide në New York Times dhe mos e diskutosh me askënd nga ata, qoftë edhe si mbështetës.
Cilët janë këta ndihmësit e këtij që e ka diskutuar? Ka ca që thonë se është ide e amerikanëve, po cilët janë këta amerikanë që e mbështesin, të na i thonë? Thonë se do na sjellin kolonë nga Gaza, po ata janë sunitë. Atëherë çfarë është kjo ide?”, tha Lubonja në emisionin “Open”.
Të tjera
Hajdari me veteranët: Veteranët janë damari i lirisë, ata meritojnë dinjitet që s’ua cënon dinjitetin
51-shi i PDK-së: Bedri Hamza është kryeministri i ardhshëm, ne jemi përfaqësuesit e projektit që e nderon vendin
Petrit Hajdari në Komoran: Mesazhi ynë Kosova munet ma mirë po grumbullon qytetarë gjithandej.