Ky është momenti i tensionuar kur një snajper ukrainas “u përplas kokë më kokë” kundër dy ushtarëve rusë në një betejë vdekjeprurëse të stilit të filmave aksion.
Në pamjet, të cilat dukej se ishin filmuar përmes snajperit, ushtari trim ukrainas shfaqet gati për të qëlluar objektivat e armikut, shkruajnë mediat e huaja.
Dy ushtarë rusë shfaqen më pas në kamera, të armatosur me granatahedhës të gatshëm për të qëlluar ndaj forcave ukrainase.
Megjithatë, snajperi më pas qëllon me dy të shtëna ndaj rusëve, para se ata të kenë mundësinë të përdorin armët vdekjeprurëse.
Kujtojmë se përveç luftimeve në Ukrainë, ndërkohë, inkursioni i Ukrainës në Rusi ka vazhduar me ushtrinë që tani kontrollon mbi 1000 metra katrorë tokë brenda vendit.



Të tjera
Real Madridi pritet të shesë 6 lojtarë për të financuar projektin e ri
Oda Ekonomike Amerikane kërkon debat për gazin amerikan, kritikon institucionet për mosgatishmëri
Bajrami kritikon Kurtin për energjinë: Kur i refuzon projektet, mbetesh i varur nga importi