Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti e përmbylli ditën e djeshme në një tubim në Hajvali.
Në prani të banorëve, mbështetësve, miqve e aktivistëve, ai e theksoi edhe një herë se siguria dhe begatia nuk kufizohen vetëm te sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik, por përfshijnë edhe një sistem modern energjetik, furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm dhe infrastrukturë rrugore dinjitoze.
Kurti tha se prioritet e qeverisjes së tij mbeten kujdesi për nënat dhe fëmijët, forcimi i ushtrisë, zhvillimi i veriut dhe bujqësisë, si edhe investimet në infrastrukturë, por edhe ndërlidhja e vendit e qytetarëve përmes urave të reja.



Të tjera
Tejkaloni lodhjen duke ngrënë këto ushqime
Pas 36 viteve nuk kam votë për LDK-në
Lista Serbe gjobitet me 22 mijë euro nga PZAP-ja