Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutash priti sot në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari në Prishtinë, përcjell KosovaPost.
Në takim u diskutua mbi situatën e sigurisë në vend dhe bashkëpunimin e KFOR-it me organizatat e sigurisë në Kosovë, përfshirë FSK-në, të cilën NATO vazhdon ta mbështesë sipas mandatit të saj fillestar.
Gjeneralmajor Ulutash theksoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm dhe të ngushtë, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe stabilitetit rajonal.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.



Të tjera
Përfitimet shëndetësore nga bizelet
Eurodeputetja holandeze i bashkohet protestës: Qeveria duhet t’i dëgjojë qytetarët e saj. Fjala juaj do të dëgjohet…
Rritet në 1.719 numri i të vdekúrve nga tër*metet në Venezuelë