Osmani në 26 vjetorin e policisë: S’ka krizë e as kërcënim që e lëkund besimin tuaj ndaj Republikës

S’ka krizë e as kërcënim që e lëkund besimin tuaj ndaj Republikës

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë zyrtare dhe kryesore që shënon festimin e 26 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Gjatë fjalimit të saj, ajo ka deklaruar se zyrtarët policorë çdo herë tregojnë besnikëri dhe dashuri ndaj vendit, njofton Klankosova.tv.

“‘Polici i shërben vendit edhe kur vet përballet me rrezikun’, kjo frazë e njohur e përshkruan më së miri misionin fisnik, sakrificën dhe besnikërinë ndaj atdheut nga secili prej jush. Sot në 26 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, ne kremtojmë historinë e Policisë së Kosovës, e cila është histori e kurajës, përkushtimit dhe përballjes me sfidat në për të cilat ka kaluar dhe kalon çdo ditë shteti i ynë. Policia e Kosovës është ndër shtyllat më të forta, të sovranitetit dhe integriteti tonë territorial”.

“Nga ditët e para të themelimit deri më sot keni dëshmuar se nuk ka rrethanë, nuk ka krizë dhe nuk ka kërcënim që mund ta lëkund besimin tuaj ndaj Republikës. Sidomos, gjatë viteve të fundit, në periudha të ndjeshme, veçanërisht në veri të vendit, ju keni treguar profesionalizëm, guxim dhe duke garantuar rendin dhe sigurinë e qytetarëve tanë pa dallim”, ka pohuar Osmani.