Vdekjen, që i erdhi sot në moshën 71-vjeçari, aktori Enver Petrovci nuk ngurronte ta përmendte.
Para katër vjetësh, kur vdiq regjisorja Burbuqe Berisha, Petrovci e kujtonte jetën e saj, por edhe fundin, sikurse e përmendte edhe fundin e tij. Thoshte se do të donte të vdiste sikurse ajo.
“Edhe pse ka pasë shumë vuajtje për shkak të sëmundjes së saj, ka shku lehtë. Se duhet me shku, në një apo tjetrën formë. Ka shku shpejt, por ka shku siç ka jetu – si zojë. Kisha pasë dëshirë edhe unë me shku si ajo. Ishalla nuk më mundon shumë Zoti”, thoshte aktori.
Petrovci vetë kishte pasur shumë probleme shëndetësore. Në një intervistë në “Zonë e Lirë”, në tetor të vitit 2017, ai tregonte se i ishin “mbyllë venat në të gjithë trupin”.
Atë vit, ai thoshte se u ishte nënshtruar shtatë operacioneve. Edhe në zemër, tregonte se i kishte “dy stenta”.
Por vazhdonte: “S’kam frikë nga vdekja”.
Pavarësisht problemeve shëndetësore, atëherë thoshte se s’kishte ndryshuar asgjë te vetja.
“E kam edhe një operacion, por s’është i rrezikshëm. Por, edhe me shku, punë e madhe”, thoshte ai.
Tregonte gjithashtu se kishte nisur ta shkruante një libër me kujtime nga jeta e tij.



Të tjera
6 arsye pse duhet të hani një vezë në ditë
Tahiri për koalicionin e mundshëm me VV: LDK-ja nuk është vetë ofruar, madje nuk do të bëjë një gjë të tillë
AUV del me sqarim: nuk e mbyllem Qumështoren Vita, në objekt inspektorët gjetën sasi të kosiderueshme vaj palme, qumësht pluhur e UHT