Skuadra italiane e bën prioritet talentin nga Kosova – Ekonomia Online

Skuadra italiane e bën prioritet talentin nga Kosova

Skuadra që sapo ka rënë në Serie B, Hellas Verona është duke tentuar afrimin e talentit nga Kosova, Leorat Bega.

Bega ka fituar vëmendje falë paraqitjeve të shkëlqyera me ekipin zviceran Stade Nyonnais, ndërsa diskutimet mes palëve janë duke u zhvilluar.

Siç raporton “Tuttomercatoweb”, Verona i ka nisur negociatat, ndërsa lojtari është i hapur për kalimin në Itali, duke qenë se objektivi i skuadrës mbetet rikthimi i menjëhershëm në Serie A.

“Verona ka nisur negociatat konkrete për të nënshkruar me Leorat Bega. Diskutimet mes palëve po vazhdojnë dhe synimi është të arrihet marrëveshja për ta lejuar lojtarin të shkojë në Itali”.

“Detajet finale të marrëveshjes nuk janë mbyllur, por thuhet se negociatat vlerësohen si pozitive dhe po shkojnë drejt arritjes së marrëveshjes”.

“Orët e ardhshme do të vendosin përfundimisht nëse marrëveshja do të finalizohet dhe të shohim një nga përforcimet e para të Veronas para afatit kalimtar veror”, thuhet në komunikatë.

Bega është 22-vjeçar dhe ka të drejtë që të luajë për Kosovën në nivelin ndërkombëtar ngase ka përfaqësuar vetëm Zvicrën U19 në të kaluarën.