Skysports Euro 2024 Football 6620927 780x439

Sonte mësohet finalisti i dytë – Holanda dhe Anglia përballen në Signal Iduna Park

Holanda dhe Anglia do të përballen në gjysmëfinalen e dytë në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.

Spanja është finalisti i parë i Euro 2024, derisa Holanda dhe Anglia kërkojnë t’i bashkohen spanjollëve në finale.

Dueli gjysmë final mes Holandës dhe Anglisë zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00 në Signal Iduna Park në Dortmund.

Për herë të dytë në pesë vjet, këta dy gjigantë evropianë takohen në gjysmëfinale, me Holandën që triumfon 3:1 pas kohës shtesë në ndeshjen e Ligës së Kombeve 2019.

Nga të gjitha llogaritë, nuk do të befasonte askënd nëse kjo ndeshje e shumëpritur do të shkonte edhe një herë në kohë shtesë, veçanërisht pasi pesë nga tetë ndeshjet e fundit mes këtyre skuadrave kanë përfunduar në barazim.

Në stadiumin Signal Iduna Park do të jetë një spektakël, pasi nuk ka më kalkulime dhe të dyja ekipet kombëtare e duan finalen e madhe.