Sot do të bëhet prezantimi i Bursës së Mobilitetit para studentëve përfitues, ku pjesëmarrës do të jenë kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Prezantimi do të mbahet nga ora 09:00 në Ndërtesën e Qeverisë.
Ndryshe, ditë më parë, Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 1.65 milionë euro për grupin e parë prej 10 mijë studentësh përfitues, në kuadër të Programit të Bursës së Mobilitetit për Studentë.
Vlera e bursave ndryshon varësisht nga distanca midis vendit ku jetojnë studentët dhe vendit ku studiojnë. Kjo bursë synon të zvogëlojë pabarazitë dhe të krijojë mundësi edhe për studentët që vijnë nga zonat e largëta, për të cilët studimet do të ishin më të kushtueshme.



Të tjera
30 gjëra që duhet t’i dini para moshës 30 vjeç
LVV do të ketë mbi 50% të votave, gara është për vendin e dytë
Ushqimet e duhura për një lëkurë të bronztë