Sot në të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do të fillojë procesi mësimor 2025/2026. Ndërkohë ka vazhduar procesi për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se procesi i aplikimit mbetet i hapur, me qëllim që të sigurohet përfshirja e të gjithë nxënësve.
Në një deklaratë për RTK-në, ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bëtë të ditur se gjithçka është gati për një proces të mbarë mësimor.
“Si Ministri e Arsimit i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e mbarë të vitit shkollor, dhe raportimet nga komunat tregojnë se punët po ecin mirë”, tha ajo.
Ministrja Nagavci shtoi se tashmë janë kryer edhe pagesat e para për subvencionimin e teksteve shkollore.
“Sa i përket furnizimit me tekste dhe mjete mësimore, janë mbi 180 mijë prindër apo kujdestarë të cilët kanë aplikuar. Deri tani është realizuar pagesa e mbi 70% të tyre, apo më shumë se 9 milionë euro”, tha ajo



Të tjera
Julian Alvarez drejt largimit nga Atletico, Barcelona gati ta transferojë
Disa gjëra që prindërit shpesh harrojnë t’ua tregojnë fëmijëve të tyre të rritur
10 përfitimet shëndetësore nga marrëdhëniet e rregullta seksuale