Sot nga ora 14:00, në Varrezat e Qytetit në Gjakovë, do të mbahet ceremonia e varrimit të Hekuran Hoxhës, kandidat i AAK-së për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Lajmi për varrimin është bërë i ditur nga familja e të ndjerit.
Po ashtu Policia e Kryeqytetit kishte njoftuar para dy ditësh lidhur me rastin.
“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë”.
“Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Policia.



Të tjera
Dy profesorë rrihen brenda shkollës në Ferizaj
IKD: Mosorganizimi i Provimit të Jurisprudencës shkel ligjin dhe cenon të drejtat e kandidatëve
Rinumërimi drejt fundit: Kanë mbetur vetëm edhe disa kuti në Prishtinë, Podujevë, Suharekë e Shtërpcë