Sot do të nënshkruhet marrëveshje në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes.
Lidhur me këtë, në emisionin “Kosova Today” kanë diskutuar Bedri Elezi, Nuredin Ibishi dhe Esad Çollaku, transmeton Klankosova.tv.
“Kjo është një marrëveshje shumë e madhe për shtetin e Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kemi partner kryesor. Dihet që edhe formimi i FSK-së u bë me ndërhyrje të SHBA-ve. Mendoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës na kanë përkrahur në mënyrën më të denjë”, tha eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi.
Ndërkaq Esad Çollaku u shpreh se duhet të përshëndetet çdo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Vlen të potencohet se kjo marrëveshje nuk është e rastësishme”, tha Çollaku.
Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi tha se nënshkrimi i një marrëveshjeje në fushën e sigurisë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së është vonuar dy vjet.
“Kjo marrëveshje nuk nënkupton angazhim të mbrojtjes ajrore apo të çështjeve me fluturime, pasi kjo menaxhohet nga hungarezët”, u shpreh ndër të tjera Elezaj.
Të tjera
Bastisje në Dubravë, të dënuarit kapen duke futur telefona e na*rkotikë
Zelensky thotë po presin fondin prej 2.9 miliardë eurosh për ar*mët amerikane për të lu*ftuar Rusinë
Krasniqi më kërkoi me e shkel ligjin për një uz*urpator