Sekretari i Luftës i SHBA-së, Pete Hegseth në informimin e tij mbi luftën me Iranin, tha se SHBA-të do t’i intensifikojnë sulmet e tyre përsëri sot.
“Sot do të jetë përsëri vala më e madhe e sulmeve deri më tani, njësoj si dje”, tha Hegseth.
Ai përsëriti se objektivat ushtarake të Amerikës ishin të sakta dhe sipas planit, duke theksuar se mbrojtja ajrore e Iranit është “rrafshuar” dhe baza e tij industriale mbrojtëse është “shkatërruar kryesisht”.
Hegseth tha se sulmet me raketa balistike dhe dronë të Iranit ndaj forcave amerikane “kanë rënë me 90% që nga fillimi i konfliktit”.
Ai shtoi se “pozicioni i fundit që dikush do të donte të mbante në botë tani” është ai i një udhëheqësi të lartë në forcat e armatosura iraniane, duke i quajtur ato “pozicione të përkohshme”.
“Një regjim si ky, që refuzon të heqë dorë nga ambiciet e tij bërthamore, nuk është vetëm një problem rajonal, është një kërcënim i drejtpërdrejtë për Amerikën, lirinë dhe qytetërimin”, theksoi Hegseth për Iranin.
Ai më pas shtoi se “bota, Lindja e Mesme, aleatët tanë mosmirënjohës në Evropë dhe madje edhe pjesë të shtypit tonë duhet t’i thonë një gjë Presidentit Trump – ‘faleminderit’”./euro news



Të tjera
Do t’i shkrijmë të gjitha strukturat paralele serbe
9 gjeste që zbulojnë se keni në krah një zotëri të vërtetë
Arabia Saudite intercepton 4 dr*onë brenda 2 orësh mes përshkallëzimit të situatës