Deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet paralamentare të 9 shkurtit do të mblidhen sërish sot në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 17-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.
Vazhdimi i seancës konstituive është paraparë të nisë në orën 10:30, por as sot nuk pritet të ketë ndryshim të qëndrimeve nga subjektet politike.
Të enjten dështoi përpjekja e 16-të.
Edhe këtë herë pati vota të mjaftueshme për formimin e Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, ndonëse në seancë ishin të pranishëm 111 deputetë. Pro votuan 55, kundër një dhe asnjë abstenim.



Të tjera
Tri sekretet për dashuri të përjetshme, sipas ekspertëve
Pse duhet të konsumoni më shumë pemë dhe perime
Kjo është mosha kur bëhemi më pak aventuresk