Deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet paralamentare të 9 shkurtit do të mblidhen sërish sot në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 17-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.
Vazhdimi i seancës konstituive është paraparë të nisë në orën 10:30, por as sot nuk pritet të ketë ndryshim të qëndrimeve nga subjektet politike.
Të enjten dështoi përpjekja e 16-të.
Edhe këtë herë pati vota të mjaftueshme për formimin e Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, ndonëse në seancë ishin të pranishëm 111 deputetë. Pro votuan 55, kundër një dhe asnjë abstenim.



Të tjera
Kuriozitete për spermën, shumëçka keni dëgjuar janë thjesht mite
Shekerinska takim me Ulutashin në Bruksel: NATO-ja e përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor
Skandaloze: Ambasadori i Serbisë në Zvicër citon Gazemend Muhaxherin për veriun për ta sulmuar kryeministrin Kurti