Me marsh kundër padrejtësive ekonomike e shoqërore, sindikata të punëtorëve në Kosovë, aktivistë e organizata të ndryshme do të protestojnë më 1 Maj – Ditën Ndërkombëtare të Punëtorit. Protesta është thirrur me fillim prej orës 12:00 në sheshin “Skënderbeu” në qendër të Prishtinës.
Kryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica ngriti shqetësime për kushtet në të cilat po punojnë punëtorët në Kosovë, derisa tha se pagat janë të ulëta.
“Shporta e konsumatorit është ngritur, paga është ulur në përqindje, andaj kërkesa jonë kryesore është ngritja e pagave. Punëtorët e KEK-ut vdesin në vendin e punës si rezultat i sëmundjeve profesionale dhe nuk paguhet as rrezikshmëria. Pagat e tyre janë të ulëta për punën që e bëjnë”, deklaroi ai.
Edhe Ibrahim Januzi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës shprehu pakënaqësitë e minatorëve në lidhje me kushtet e punës.
“Është e domosdoshme të shprehim pakënaqësitë tona. Data 1 maj shënon thirrje për protestë. Është e domosdoshme që të gjithë ata që janë të pakënaqur të shprehin pakënaqësitë e tyre”, shtoi ai.
Sindikalistë e përfaqësues të iniciativave që po kundërshtojnë ngritjen e çmimeve në Kosovë thanë se ngritja e çmimit të energjisë elektrike dhe vala e re e ngritjeve të çmimeve nga bizneset ua kanë rënduar kushtet ekonomike punëtorëve në vend. Andaj edhe bënë thirrje që të punohet drejt rritjes së pagave.
Të tjera
Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
Deputeti ngjitet në çatinë e Parlamentit për të kryer ve*tëvrasje
FSK në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve