Komuna e Malishevës me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës më 21 qershor do ta bëjë zbulimin e Obeliskut të Bunkerit të Radios “Kosova e lirë” në majën e lartë të malit Pallanik, në fshatin Berishë.
Me këtë rast, komuna ka njoftuar se do të mbahet një program kulturo – artistik me këngë të bukura shqipe.
“Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga barbaria serbe dhe 25 vjetorin e përfundimit të suksesshëm të transmetimit të programeve të Radios “Kosova e lirë”(21 qershor 1999), ju ftojmë të merrni pjesë në zbulimin e OBELISKUT të Bunkerit të Radios “Kosova e lirë”, më 21 qershor 2024, në ora 13:00, në majën e lartë të malit Pallanik, në fshatin Berishë”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.
Pëlqejeni këtë:
Pëlqejeni Po ngarkohet…
Të tjera
Lista Serbe është e Radojçiqit, jo e serbëve
Rekrutët e Njësive Speciale Operative demonstrojnë aftësitë profesionale
Dy urat mbi Ibër do të ndërtohen në një afat rekord, shumë shpejt do të përfundojnë