Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep, ka thënë se s’ka kurrfarë zhvillimi lidhur me lirimin e mundshëm të Jakup Krasniqit pas rastit të vdekjes së vëllait.
E pyetur nëse Krasniqi do të lirohet përkohësisht, Griep ka sqaruar se bazuar në kornizën ligjore, Dhomat e Specializuar ai lejojnë personat e ndaluar që të bëjnë kërkesa tek panelet kompetente kur ka arsye bindëse njerëzore dhe paneli vendos për kërkesa të tilla.
“Të gjitha dokumentet publike, duke përfshirë parashtresat nga Mbrojtja dhe vendimet e gjyqtarëve publikohen në faqen e internetit të KSK-së, kështu që nëse dhe kur ndonjë informacion i mëtejshëm për këtë çështje është i disponueshëm dhe publik, ai do të publikohet në faqen e internetit të KSK-së”, ka thënë Griep.
Vëllai i Jakup Kransiqit. Azem Krasniqi ka vdekur para 3 ditësh. Ai është varrosur në Negroc më 6 tetor.



Të tjera
Nëse vuani nga gurët në veshka, mos i hani këto ushqime
Sëmundja gjenetike e hekurit më e shpeshtë se sa që mendohej
10 tipet e femrave nga të cilat meshkujt duhet të tremben