Në Ferizaj janë arrestuar dy persona të dyshuar për spiunazh në bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës së Sigurisë serbe (BIA).
Njëri nga të arrestuarit është një ish-zyrtar i Doganës, i shkarkuar nga puna në vitin 2004.
Murat Mehmeti, ish-hetues në veri, ka deklaruar në emisionin FIVE se BIA ka pasur struktura operative në Kosovë që nga periudha para luftës.
Mehmeti ka theksuar se rrjetet e spiunazhit serb kanë qenë aktive edhe gjatë periudhës jugosllave dhe vazhdojnë të funksionojnë në forma të ndryshme edhe sot.
Ai ka ngritur dyshime se ata mund të jenë pjesë e një rrjeti të vjetër spiunazhi të krijuar që në vitet ’90, gjatë kohës së Radoman Bozhoviqit.
“Kjo duhet të tjetër rrjet e vjetër, njëri nga të arrestuarit zyrtar doganor në pozicione të larta, për fundmi duhet t’i dalë koka tek Radoman Buzhoviqi, Mihal Ketezi dhe grupi i Novisadit… Së pari aktivizohet rrjeta që është e provuar, që është e besueshme dhe që ka jep rezultate në të kaluarën, sepse atje kanë mbet dosjet dhe me siguri këtu do të dalë që ka qenë rrjet e vjetër, e viteve të 90-ta e krijuar që në kohën e Radoman Bozhoviqit”, ka deklaruar Mehmeti.
Ndërsa, ish-hetuesi Naser Sopjani, ka thënë se spiunët duhet t’i kërkojmë diku tjetër jo vetëm në veri, sepse “aty ku nuk dyshohet aty duhet të jenë spiunët”.



Të tjera
5 trika psikologjikë që jua stërvisin trurin për të qenë inovativ
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha
Pirja e duhanit shkakton dhimbjen e shpinës