Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti para fillimit të mbledhjes së Qeverisë, komentoi rastin ku kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, dyshohet se ka sulmuar fizikisht Hysni Mehanin nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kurti u bëri thirrje organeve të rendit e të drejtësisë që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ndaj përgjegjësve për këtë sulm.
“U sulmua me grushte dhe u godit në kokë me gotë, teksa po pinte kafe me deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të tjerë. Qeveria e Republikës së Kosovës e dënon këtë sulm qyqar dhe të papranueshëm, që shpërfaq mendësi banditeske. Veprimet e tilla nuk na trembin dhe nuk na shtyjnë të tërhiqemi nga gara politike në asnjë qytet. Nga kjo mbledhje u bëjmë thirrje institucioneve dhe organeve të rendit e të drejtësisë që urgjentisht të ndërmarrin veprimet e nevojshme ndaj përgjegjësve për këtë sulm”, tha Kurti.



Të tjera
Fejza flet nga Spitali i Mitrovicës: Ju siguroj se su*lmi ndodhi pa asnjë provokim dhe reagim prej anës
Fatos Geci shpërthen pas sulmit ndaj Hysni Mehanit: ‘Turp, po heshtin mediat dhe analistët!
Elon Musk ‘shpërthen’ nga selfiet me biznesmenët kinezë – reagimi i tij bëhet viral