Sulmi në Banjskë: Spasojeviq dhe Tolliq dënohen me burgim të përjetshëm, Makismoviq me 30 vjet

Koci: Kjo është gjysmë drejtësi, duhet të dalin para drejtësisë kokat e sulmit

Arianit Koci, avokati i policit  të vrarë gjatë sulmit terrorist në Banjskë, Afrim Bunjakut, tha se me vendimin e sotëm të Gjykatës Themelore të Prishtinës për të dënuar Blagoje Spasojeviqi dhe Vladimir Toliqin me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq me 30 vjet heqje lirie, u arrit vetëm gjysma e drejtësisë.

Pjesa tjetër, që e kompleton atë, sipas tij, Koci do të arrihet kur të gjykohen e të dënohen edhe organizatorët dhe të dyshuarit tjerë në agresionin që u bë ndaj shtetit të Kosovës, më 24 shtator 2023.

Koci: Kjo është gjysmë drejtësi, duhet të dalin para drejtësisë kokat e sulmit

“Derisa para drejtësisë të dalin kokat apo organizatorët e këtij sulmi terrorist, kjo është gjysmë drejtësi. Natyrisht, unë jam i kënaqur me vendimin e gjykatës, por jam edhe më i kënaqur që të akuzuarve ja u kemi mundësua si sistem të gjitha të drejtat procedurale edhe në fund tash e kanë marrë dënimin çfarë familja e Afrim Bunjakut edhe e ka parashikua. Dhe vazhdojmë tutje po prapë po e përsëris, duhet para drejtësisë të vihen edhe organizatorët e këtij sulmi terrorist”, tha ai.

Koci, megjithatë, tha se vendimi i sotëm për Spasojeviq, Toliq dhe Maksimoviq është satisfaksion për familjen e rreshterit, Afrim Bunjaku i cili mbeti i vrarë gjatë sulmit të terroristëve në Banjskë.

Koci: Vendimi satisfaksion për familjen

“Është e vërtetë që janë të paarritshëm për drejtësinë, por këta të dyshuar do t’i mbesin barrë Republikës së Serbisë. Ata kurrë nuk do të hyjnë në Bashkimin Evropian pa i gjykua ose pa ia dorëzua këta persona drejtësisë së Kosovës. Kështu që vazhdojmë tutje, është shumë keq që ata nuk janë gjykua, por edhe kjo është prapë më mirë se asnjë lloj gjykimi. Duhem me përsërit, familjes së Afrim Bunjakut asnjë vendim nuk ja kthen Afrimin, por sidoqoftë kjo është një satisfaksion edhe për familjen por edhe për të gjithë neve mbrojtësit por edhe për popullin e Kosovës”, tha ai.

Mbrojtësi i familjes Bunjaku deklaroi se do ta analizojë arsyetimin e gjykatës në lidhje me vendimin për Dushan Maksimoviq, për të vendosur më pas nëse do ta apelojë atë.

Koci: Do ta analizoj vendimin për Maksimoviqin më pas vendosi a do ta apeloj

“Unë do ta shikoj njëherë arsyetimin e gjykatës dhe pasi të lexoj arsyetimin e gjykatës do të vendosi a do të apeloj apo jo. Në përgjithësi jam i kënaqur me vendimin për dy të parët, për të tretin jam tash në fazë kur do ta analizoj këtë vendim gjykate”, tha ai.

Gjykata Themelore të Prishtinë sot ka shpallur aktgjykim dënues me burgim të përjetshëm ndaj dy të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq ndërsa të tretin, Dushan Maksimoviqin e ndëshkoi me 30 vite heqje lirie. Të gjithë ishin të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçnait, i cili u krye më 24 shtator. Si pasojë e këtij sulmi mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Spasojeviq dhe Toliq nuk ishin prezent në gjykatore, ndërsa, Dushan Maksimoviq ishte i pranishëm aty, kur u shpall vendimi ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij në krim.

Rasti i Banjskës ende i mangët, prokurori kërkon përgjegjësi për të gjithë

Prokurori i rastit të sulmit në Banjskë, Naim Abazi, pas shpalljes së aktgjykimit në këtë rast ka deklaruara se ky aktgjykim ka qenë i pritshëm nga organi i akuzës, por shtoi se ky rast është i mangët përderisa nuk janë para drejtësisë edhe pjesa tjetër, përfshirë Milan Radojqicin.

Abazi para gazetarëve deklaroi se do të bëjnë përpjekje maksimale.

Abazi: Është i mangët derisa nuk janë të përfshirë edhe të akuzuarit tjerë

“Prokuroria Speciale natyrisht që nuk do të ndalet me kaq. Ju e dini që për Prokurorinë Speciale ky rast është i mangët përderisa nuk është edhe pjesa tjetër e përfshirë në aktakuzë me krye të akuzuarin në këtë rast, Milan Radoiçiqin, por që Prokuroria Speciale do t’i bëjë të gjitha përpjekjet që të njëjtit të sillen para organeve të drejtësisë. Ne realisht, siç e dini, javën e kaluar veçse kemi arrestuar njërin prej pjesëmarrësve i cili dyshohet në këtë rast në mënyrë direkte ose indirekte i përfshirë në këtë rast, por që edhe përpjekjet tona do të jenë maksimale që edhe pjesa tjetër që mendoj që nuk janë tash për tash të kapshëm për organet e drejtësisë do të sillen shumë shpejt para organeve të drejtësisë….ky ka qenë një prej rasteve më komplekse që ka ndodhur pasluftës, me ç’rast rasti i tillë i cili ka pasur për pasojë vdekjen e policit në këtë rast, heroi Afrim Bunjaku, lëndimin e policëve të tjerë, terrorizimin e banorëve në atë pjesë si dhe tendenca e këtij grupi për me ndarë territorin e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Prokurori Abazi deklaroi se ky aktgjykim jep mesazh të qartë se të gjithë ata që tentojnë të kryejnë vepra të tilla terroriste do të marrin dënimin e merituar.

Abazi shtoi se përpjekjet për arrestimin e të dyshuarve do të vazhdojnë edhe përmes mekanizmave ndërkombëtarë.

Abazi: Do të kërkojmë që të arrestohen të gjithë të tjerët

“Ne vazhdimisht do të kërkojmë përmes ndihmës juridike ndërkombëtare që të njëjtit të arrestohen, sikurse që është në fuqi fletëarresti ndërkombëtar nga ana e Interpolit. Është çështje që Serbia sigurisht do të bashkëpunojë sepse drejtësia nuk ka të bëjë fare në këtë rast me politikën. Drejtësia nuk ka kompromise, në këtë rast, me drejtësinë. Gjithë ata të cilët kanë urdhëruar, kanë financuar edhe kanë koordinuar këtë sulm, sulmin e datës 24 shtator 2023, do të përgjigjen para organeve të drejtësisë.”, tha ai.

Lidhur me atë se a do ta ankimojë në Gjykatën e Apelit vendimin e sotëm të Themelores sa i përket Dushan Maksimoviqit, i cili u dënua me 30 vite burgim, prokurori special, Naim Abazi deklaroi se do ta analizojë aktgjykim dhe më pas do të paraqes ankesë.

Gjykata Themelore të Prishtinë sot ka shpallur aktgjykim dënues me burgim të përjetshëm ndaj dy të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq. Ndërsa, Dushan Maksimoviq e dënoi me 30 vite burgim të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçnait, i cili ndodhi më 24 shtator. Si pasojë e këtij sulmi mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Dy të akuzuarit, Spasojeviq dhe Toliq nuk janë prezent në gjykatore, ndërsa, Dushan Maksimoviq ishte prezent në momentin kur u shpall vendimi ndaj tyre.

“Dhuna u përdor për shkëputje territoriale” – deklarata e fortë e gjyqtarit në rastin Banjska

Gjykata Themelore të Prishtinë sot ka shpallur aktgjykim dënues me burgim të përjetshëm ndaj dy të akuzuarve Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq, ndërsa Dushan Maksimoviqin e dënoi me 30 vjet burgim, të gjithë të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, i cili ndodhi më 24 shtator. Si pasojë e këtij sulmi mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Dy të akuzuarit, Spasojeviq dhe Toliq nuk ishion prezentw në gjykatore, ndërsa Dushan Maksimoviq ishte prezent në momentin kur u shpall vendimi ndaj tyre.

Kryetari i trupit gjykues, Ngadhnjim Arrni deklaroi se në dënimin e shqiptuar të dënuarve u llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit.

Arrni: Spasojeviq dhe Toliq dënohen me burgim të përjetshëm, Maksimoviq me 30 vjet burgim

“Të akuzuarin Blagoje Spasojeviq me dënim me burgim të përjetshëm. Në dënimin e shqiptuar nw burgim i llogaritet koha e kaluar në masën e paraburgimit. Të akuzuarin, Vladimir Toliq e gjykon me dënim me burgim të përjetshëm. Në dënimin e shqiptuar me burgim, i llogaritet koha e kaluar në masën e paraburgimit. Të akuzuarin, Dushan Maksimoviq e gjykon me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 30 vjetwsh. Në dënimin e shqiptuar me dënim llogaritet koha e kaluar në masën e paraburgimit”, tha ai.

Arrni në arsyetim të vendimit të sotëm tha se tre të akuzuarit përfshirë edhe anëtarë të tjerë kanë sulmuar pjesëtarët policorw më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Arrni: Tre të akuzuarit janë fajtorë

“Të akuzuarit, Blagoje Spasojeviç, Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq janë fajtorë…. Sepse me datë 24.09.2023, nga ora 01:00, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, të akuzuarit Blagoje Spasojeviç, Vladimir Toliç, Dushan Maksimoviç, së bashku me pjesëmarrësit e tjerë të grupit tani të arratisur me role të ndryshme, duke filluar nga roli i bllokimit të rrugës, të trajnuar në mënyrë profesionale, ku pjesa më e madhe e grupit pasi që kanë hyrë në mënyrë të organizuar përmes rrugëve malore ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës, nga Republika e Serbisë, me dhjetëra vetura e disa prej tyre edhe të blinduara, të mbushura me armë të rënda, municion, raketa hedhëse, eksploziv, uniforma të kamufluara ushtarake dhe pajisje logjistike ushtarake, fillimisht kanë bllokuar rrugën tek ura e fshatit me dy kamionë, pastaj janë fshehur dhe kanë zënë pozicionet e tyre dhe pasi që kanë ardhur zyrtarët policorë të Republikës së Kosovës, për të hequr kamionëve dhe liruar rrugën, në atë moment i kanë sulmuar me eksploziv dhe armë të rënda, me ç’rast tek ura e fshatit ka mbetur i vrarë zyrtari policor Afrim Bunjaku”, tha ai.

Sipas Arrnit, gjithë ky sulm kishte qëllim shkëputjen e pjesës veriore të Kosovës dhe bashkimin me Serbinë.

Arrni: U tentua shkëputja e pjesës veriore të Kosovës

“E gjithë kjo me qëllim që seriozisht të destabilizojë dhe shkatërrojë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike e shoqërore të Republikës së Kosovës. Përmes këtij plani mirë të organizuar, përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, kanë tentuar që të shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht komunat e banuara me shumicë serbe dhe këtë pjesë të territorit t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, me ç’rast si rezultat i dhunës së përdorur, ka vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku, ndërsa është rrezikuar jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe qytetarëve”, deklaroi gjyqtari Arrni.

Kujtojmë që në fjalën përfundimtare në këtë proces gjyqësor, prokurori i rastit, Naim Abazi kërkoi burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit. Burgim të përjetshëm për Spasojeviq, Toliq dhe Maksimoviq kërkuan edhe mbrojtja e zyrtarëve policor që u lënduar gjatë sulmit terrorist si dhe avokati i familjes së rreshterit, Afrim Bunjaku i cili mbeti i vrarë më 24 shtator 2023.

Në fillimit të gjykimit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq i kanë mohuar akuzat me të cilat i ngarkon Prokuroria Speciale.

Në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023 Policia e Kosovës u ballafaqua me sulm terrorist.

Nga ai sulm terrorist mbeti i vrarë rreshteri 50-vjeçar nga Vushtrria, Afrim Bunjaku, ndërkaq u plagos zyrtari policor Alban Rashiti e u lënduan Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu e Sedat Dushi.

Gati një vit pas sulmit, Prokuroria Speciale më 11 shtator pati ngritur aktakuzë, ku në mesin e të akuzuarve kryesor është Milan Radoiçiq, si udhëheqës i grupit, cili ka marr përgjegjësinë për këtë sulm terrorist.

Sipas aktakuzës të akuzuarit kanë kryer veprën penale “kryerja e veprës terroriste” dhe veprën penale “veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”. Disa nga ata akuzohen edhe për financim të grupit, e shpërlarje të parasë.

Javën e kaluar është arrestuar Stefan Raduloviq, i dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Për Radoiçiqin dhe 40 të akuzuarit e tjerë të këtij rasti, që ndodhen në arrati, Prokuroria Speciale kishin kërkuar gjykim në mungesë, por Gjykata Themelore e hodhi poshtë kërkesën e tyre si të “pabazuar”.

Serbia ende nuk ka dorëzuar kriminelët e Banjskës, përkundër kërkesave të vazhdueshme të autoriteteve vendore dhe të disa aleatëve ndërkombëtarë.

Spasojeviq dhe Toliq dënohen me burgim të përjetshëm për agresionin në Banjskë, Maksimoviq merr 30 vjet burg

Dënim maksimal Gjykata Themelore të Prishtinë sot ka shpallur aktgjykim dënues me burgim të përjetshëm ndaj Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq, të cilët u shpallën fajtorë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, që ndodhi më 24 shtator 2023. Ndësa me 30 vjet burgim u dënua Dushan Maksimoviq. Si pasojë e këtij sulmi mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku ndërsa u plagosën tre të tjerë.

Dy të akuzuarit, Spasojeviq dhe Toliq nuk janë prezent në gjykatore, ndërsa Dushan Maksimoviq ishte prezent në momentin kur u shpall vendimi ndaj tyre.

Kryetari i trupit gjykues, Ngadhnjim Arrni shaplli dënimin për tre të akuzuarit.

Sulmi në Banjskë: Spasojeviq dhe Tolliq dënohen me burgim të përjetshëm, Makismoviq me 30 vjet

Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Tolliq u dënuan me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për sulmin e armatosur në Banjskë, ndërkaq Dushan Makismoviq u dënua me 30 vjet burgim.

Në shpalljen e aktgjykimit për sulmin në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, kur u vra rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, i pranishëm ishte vetëm Dushan Maksimoviq.

Kosova e ka karakterizuar sulmin si akt terrorizmi dhe e ka akuzuar Serbinë për përfshirje – por Beogradi i ka hedhur poshtë pretendimet e autoriteteve në Prishtinë.

Tre të akuzuarit janë pjesë e një grupi prej 45 individëve, ndaj të cilëve u ngrit aktakuzë rreth një vit pas sulmit në pjesën veriore të Kosovës, duke përfshirë këtu Millan Radoiçiqin, ish-nënkryetar i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Listës Serbe, i cili në aktakuzë cilësohet si “kreu i grupit terrorist”.

Gjykata vendosi ta veçonte procedurën penale ndaj Spasojeviqit, Tolliqit dhe Maksimoviqit, të cilët ndodhen në paraburgim nga shtatori i 2023-tës, kurse për 42 të tjerë refuzoi kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për gjykim në mungesë.

Për çka akuzohen të dyshuarit?

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit dyshohet se, përmes përdorimit të dhunës dhe armatimit të rëndë, kishin tentuar ta shkëpusnin pjesën veriore të Kosovës, për t’ia bashkuar Serbisë, me ç’rast ishte vrarë polici Bunjaku, ishte plagosur nga armë zjarri polici tjetër Alban Rashiti, ndërsa ishin lënduar policët Çlirim Sahiti, Mirsad Kryeziu dhe Sedat Dushi, por ishte rrezikuar edhe jeta e policëve të tjerë dhe e popullatës civile.

Për këto veprime, të njëjtit akuzohen për kryerjen e veprës penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

I akuzuari si udhëheqës i të dyshuarve për sulmin në Banjskë, Radoiçiq, dyshohet se nga viti 2017 deri më 24 shtator 2023 ka siguruar të ardhura përmes një grupi të strukturuar, për t’i përdorur për armatim, logjistikë dhe financim të pjesëtarëve, me qëllim kryerjen e veprave terroriste. Për këto veprime të dyshuara, ai akuzohet për lehtësim dhe financim të terrorizmit.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, dyshohet se, me ndihmën e njërit nga të akuzuarit, Radulle Steviq, si dhe bizneseve të tij, Radoiçiq ka konvertuar të ardhura nga aktiviteti kriminal në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, duke i transferuar edhe te persona të tretë, për të fshehur origjinën e tyre. Për këtë pjesë, ai akuzohet për shpëlarje parash.

Çka deklaruan në gjyq Spasojeviq, Tolliq dhe Maksimoviq?

Në shqyrtimin gjyqësor ndaj tyre, që nisi më 17 prill të vitit 2025, tre të pandehurit, Spasojeviq, Tolliq dhe Maksimoviq mohuan akuzat të cilat iu ngarkuan.

Spasojeviq, gjatë gjykimit, deklaroi se nuk kishte sulmuar askënd me eksplozivë apo me armatim të rëndë, dhe se nuk kishte vrarë apo lënduar njeri. Po ashtu, mohoi se kishte pasur qëllim shkëputjen e veriut të Kosovës dhe bashkimin e tij me Serbinë.

Tolliq pranoi se kishte qenë në Banjskë më 24 shtator, por tha se motivi i pjesëmarrjes së tij nuk ishte ai që përshkruhet në aktakuzë.

Ai deklaroi se nuk kishte qëlluar askënd, dhe se nuk kishte pasur qasje në mjete eksplozive, duke shtuar se nuk mund t’i parashikonte zhvillimet dhe pasojat e ngjarjes, dhe se kishte qenë i plagosur rëndë, për çka kishte marrë trajtim mjekësor në Prishtinë.

Ndërkaq, Maksimoviq, i cili ishte punëtor i hotelit Rajska Banja, deklaroi se ditën e 24 shtatorit ishin mbledhur me shokë në një vikend-shtëpizë, për të pjekur mish në skarë.

Ndonëse në telefonin e tij ishin gjetur video-incizime të sulmit ndaj Policisë dhe të monitorimit të saj, ai kishte thënë se ato nuk i kujtoheshin.

Në fjalët përmbyllëse në gjyqin ndaj tyre, Prokuroria kërkoi dënim me burgim të përjetshëm.

Çka ndodhi në Banjskë?

Sipas aktakuzës dhe dëshmive të kolegëve të zyrtarit të vrarë policor, Bunjaku:

– Rreth orës 2 të mëngjesit të 24 shtatorit 2023, disa policë të Kosovës, teksa po ktheheshin nga Izvori, vendbanim në Zveçan, për në bazën e tyre policore në Kushtovë, në Mitrovicën e Jugut, kishin vërejtur se dy kamionë me ngarkesa kishin bllokuar urën që të shpie për në fshatin Banjskë.

– Dhoma komanduese nga baza i kishte udhëzuar ata, përmes radiolidhjes, që ta shikonin terrenin dhe të dërgonin fotografi të vendngjarjes, teksa dy njësite me policë ishin nisur për ndihmë.

– Njëzet minuta më vonë, aty kishin mbërritur njësitë policore prej 6 policëve, në mesin e të cilëve edhe Bunjaku. Pas një konsulte të shkurtër, policët ishin shpërndarë në zonën pranë kamionëve për të vëzhguar. Teksa Bunjaku kishte nisur të ecte në drejtim të kamionëve, kishte ndodhur një shpërthim i madh, që policët nuk e kishin kuptuar nga iu erdhi. Në atë moment, polici i Kosovës, Alban Rashiti, kishte kuptuar që ishte plagosur në kraharor.

– Tutje, kishin vazhduar gjuajtje me armë zjarri në drejtim të tyre nga disa pozicione, dhe në anën e tij të majtë, Rashiti kishte vërejtur se rreshteri Bunjaku kishte mbetur i shtrirë në tokë, i gjakosur në qafë dhe fytyrë.

– Polici tjetër, Çlirim Shaqiri, ishte munduar që ta tërhiqte nga vendi i ngjarjes Bunjakun pas plagosjes. Pasi nuk kishte mundur ta tërhiqte, ndërkohë që të shtënat nuk ndaleshin, kishin afruar një veturë të Policisë deri te trupi i Bunjakut, për ta futur brenda, dhe për ta dërguar për ndihmë mjekësore në Mitrovicë të Jugut.

– Policëve, në atë rast, u ishin dërguar përforcime shtesë, përfshirë automjete të blinduara, dhe konfrontimet me grupin që po sulmonte kishin zgjatur disa orë. Gjatë përplasjes së armatosur kishin mbetur të vrarë edhe tre sulmues, kurse të tjerët ishin larguar, pasi ishin strehuar për disa orë në Manastirin e Banjskës.

Ç’u bë me Radoiçiqin?

Përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë e mori vetë Radoiçiq, duke mohuar përfshirjen e autoriteteve shtetërore të Serbisë në këtë rast.

Kosova insiston që Serbia ta dorëzojë Radoiçiqin dhe të akuzuarit e tjerë për Banjskën, në mënyrë që të përballen me drejtësinë. Këtë çështje, Kosova e sheh si kyç për përparim në dialogun për normalizim të raporteve me Serbinë – proces i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Radoiçiq u mor në pyetje nga Prokuroria e Serbisë në tetorin e 2023-tës, dhe u ngarkua me disa vepra penale, përfshirë trafikim armësh dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Megjithatë, një gjykatë në Beograd e liroi atë nga paraburgimi, duke ia konfiskuar dokumentet e identifikimit.

Ndaj tij, Organizata Ndërkombëtare e Policisë – INTERPOL lëshoi fletarrestim në dhjetorin e atij viti.

Serbia paralajmëroi ngritje aktakuze për këtë rast, por deri më tani nuk ka pasur lëvizje në këtë drejtim.

Departamenti amerikan i Shtetit kërkoi që Radoiçiq, të cilin e quajti kriminel, të mbahej përgjegjës për sulmin në Banjskë.

Më shumë se dy vjet pas sulmit në veri të Kosovës, ai mbetet ende i lirë, me adresë të vendbanimit të regjistruar në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Ndryshe nga Radoiçiq, i cili nuk u shfaq më në publik pasi pranoi organizimin e sulmit në Banjskë, persona të tjerë të përfshirë në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës u panë verën e 2025-tës në publik.

Ata u shfaqën duke “ruajtur” vendin e punës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë protestave masive antiqeveritare atje.

Teksa të akuzuarit e tjerë nga Kosova për rastin Banjska vazhdojnë të jenë në arrati, më 17 prill 2026 u njoftua se autoritetet kosovare arrestuan një burrë, mbi dyshimet se ishte i përfshirë në sulmin vdekjeprurës.