Napoli mposhti Cremonesen në javën e 17-të të Serie A, 2-0 në stadiumin Zini.
Pas një nisjeje të pasigurt, Azzurrët kaluan në epërsi në minutën e 13-të me anë të Hojlund, danezi që shfrytëzoi një rikthim nga gjuajtja e Spinazzola-s për ta bërë rezultatin 0-1. Vendasit u përpoqën të kundërpërgjigjeshin, por lojtarët e Contes dominuan fushën dhe, mes rasteve të shpërdoruara dhe hapësirës së madhe, Hojlund shënoi golin e sytë personal në fund të pjesës së parë, duke i shpëtuar Baschirotto-s.
Grigiorossët u përpoqën të dilnin me guxim në pjesën e dytë, por nuk arritën të thyenin murin e Napolit, i cili u ngushtua, duke mos lënë hapësirë për Vardyn dhe Sanabrian. Napoli sigurisht që nuk qëndroi duarkryq dhe iu afrua shënimit disa herë me anë të Hojlund dhe McTominay, por pa sukses. Në fishkëllimën e fundit, napolitanët po buzëqeshin, me tre pikë të rëndësishme për të vazhduar rezultatet e tyre të mira pas triumfit në Superkupë. Për Cremonesen, kjo humbje nuk kërcënon vendin e tyre të 12-të



Të tjera
Marta Kos drejt vizitës së parë në Kosovë, Vuçiq e sulmon: Nuk kontaktoj të huajt që i dëshirojnë të keqen Serbisë
Gruaja e rrah burrin në Prishtinë
Ndihmojini të rinjtë t’i bëjnë ballë bulizmit