Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e parashtruar nga subjekti politik: Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë dega Hani i Elezit, kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), të datës 17 tetor 2025, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit, pasi PZAP kishte hedhur si të pas-afatshme ankesën e subjektit politik LVV, kjo e fundit ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, duke kërkuar që “të urdhërohet hetim i librave origjinal të votimit për Komunën e Hanit të Elezit, të konstatohet se numri i lartë i rasteve të asistimit përbën shkelje të nenit 10 të Rregullores 12/2024 dhe të parimit të fshehtësisë së votës”, dhe “të urdhërohet përsëritja e votimit aty ku shkeljet janë të verifikueshme dhe ndikojnë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve”.
“Kolegji i Gjykatës Supreme vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, në kuptim të pretendimeve ankimore, përgjigjes në ankesë, dhe pas shqyrtimit edhe të shkresave të lëndës, gjeti se ankesa është e pathemeltë”, thuhet në njoftim.
Sipas Gjykatës Supreme sikur një ankesë e tillë apo secila ankesë tjetër të shqyrtohej në meritë apo përmbajtje edhe në rastet kur është e pas-afatshme, do të përbënte cenim të sigurisë juridike dhe do të kishim prolongim të ciklit të procesit zgjedhor.”



Të tjera
Maskë me vezë, banane dhe mjaltë për flokë të shëndetshme
Nëse muzika ju rrëqeth truri juaj është i veçantë
Kremrat e lëkurës, shkaktarë të vdekjeve nga zjarri