Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Ozkan Ulutash, përcjell KosovaPost.
Sveçla njofton se gjatë takimit u diskutua për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore dhe KFOR-it.
Ai mes tjerash, i ka shprehur Ulutashit gatishmërinë për bashkëpunim për paqe e stabilitet.
“Gjeneral Majorit Özkan Ulutaş i shpreha urimet më të sinqerta për fillimin e mandatit të tij të dytë si Komandant i KFOR-it në Kosovë, duke theksuar gatishmërinë e plotë të Ministrisë së Punëve të Brendshme për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të ngushtë në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Sfeçla në Facebook.



Të tjera
Pesë shprehitë e lidhjeve të fuqishme dhe afatgjate
Mbi 1 mijë 400 zyrtarë nuk e kanë deklaruar ende pasurinë, edhe tri ditë afat
Veteranët kundër ekspozitës për masakrat, paralajmëron proʻtestë