Ministri në detyrë, Xhelal Sveçla ka reaguar pas arrestimit të sotëm të tre qytetarëve të nacionalitetit serbë të dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile. Ai ka thënë se ky do të jetë fati i të gjithë atyre që kanë kryer krime në Kosovë.
Të tre të arrestuarit dyshohen se kanë kryer rrahje, tortura dhe maltretime të ndryshme ndaj shqiptarëve të burgosur në Burgun e Lipjanit në vitet 1998-1999.
“Krimet e Serbisë të bëra gjatë luftës në Kosovë nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar. Si institucione të Republikës së Kosovës do të mbeshtesim të gjithë mekanizmat shtetëror që drejtësia të vihet në vend”, ka thënë Sveçla .
Ai ka theksuar se nuk do të ndalen asnjëherë derisa të sillet para drejtësisë edhe përgjegjësi i fundit.



Të tjera
Rol thuhet të ketë pasur edhe Vuçiq
Erdogani uron Kosovën dhe e fton presidenten Osmani në Forumin Diplomatik të Antalyas
Konjufca nga Haga: Historia e Kosovës po targetohet nga interpretime të rreme, por e vërteta do të triumfojë