Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas aksionit të policisë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë, ku u sekuestruan mbi një ton substancë narkotike e llojit marihuanë.
Sveçla tha se goditjet ndaj këtij fenomeni rezultojnë të suksesshme kur janë të njëpasnjëshme e të pandërprera.
“Siç kam thënë pas goditjes së laboratorit tjetër rreth një javë më parë, prapa grilave është vendi i kriminelëve që merren me veprimtari të tilla”, tha Sveçla.
Pas këtij aksioni, një person është arrestuar dhe gjashtë të tjerë janë vu në kërkim nga ana e policisë, teksa vlera e substancës së sekuestruar vlerësohet të jetë rreth 5 milionë euro.



Të tjera
Pse i humbasim kujtimet e fëmijërisë?
Shefi i OKB-së dënon “fuqishëm” Izr@elin për hyrjen me forcë në kompleksin e UNRWA-s në Kudsin Lindor
I emocionuar, Neymari arriti ta ‘shpëtojë’ Santosin edhe pse i lënduar