Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për arrestimin e një personi të dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, përcjell KosovaPost.
Sipas Sveçlës, i arrestuari është Stefan Raduloviq, i cili ishte në kërkim dhe dyshohet për lidhje me sulmin e armatosur që kishte për qëllim aneksimin e veriut të Kosovës.
“Terroristët nuk kanë vend në vendin tonë dhe nuk do të mund t’i ikin përgjegjësisë pafundësisht. Sot u arrestua edhe një terrorist i dyshuar në lidhje me sulmin në Banjskë,” ka shkruar ministri në një postim në Facebook.
Ai theksoi se institucionet e sigurisë janë të vendosura që të mos tolerojnë veprime të tilla dhe se operacionet për kapjen e të dyshuarve do të vazhdojnë.
“Koha e tolerancës ka përfunduar. Ata do të kapen kudo që hasen. Vazhdojmë pa ndalur për kushtetutshmëri dhe ligjshmëri,” ka shtuar Sveçla.



Të tjera
Flokët: Stil flokësh të cilin do të duhej ta provonit këtë verë
Mos hani orizin e mbetur e as banane në mëngjes
Sa herë mund të bëhet lindja me operacion?