Shefi i grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se ky buxhet është buxhet i kontaminuar, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij votimi i këtij projekt buxheti do të thotë mbështetje e skemave kriminale.
“Kërkoj që ky buxhet të mos vihet fare në lexim të dytë. Kanë dal një mori ngjarjesh kriminale. Votimi i këtij projekt buxheti do të thotë mbështetje e këtyre skemave kriminale. Ky është buxhet i kontaminuar. Duhet t’i nënshtrohet një diskutimi të thellë dhe jo në procedura të përshpejtuara. Këta njërz që kanë marrë skemat kriminale, 30 për qind nga subvencionet dhe grantet do t’i marrin edhe vitin tjetër. Kërkoj që ky projekt të kthehet prapa”, ka thënë ai.



Të tjera
“LDK nis reformën – vendimi i parë sinjal për ndryshime të mëdha”
“Deklaratë që ndez debat – Geci: Donika i tejkalon të gjithë me guxim e seriozitet”
“Rezoluta për Iranin ndez reagime – Mekuli: Pse heshtet për Serbinë?”