Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i fundit që mund të thirret në parime politike.
Taniri ka thënë se synimi i Ramush Haradinajt për postin e presidentit është synim legjitim.
“Synimi i Ramush Haradinajt për postin e presidentit është synim legjitim dhe i logjikshëm dhe nuk është në pronësi të kurkujt. Vetëvendosje është partia e fundit që mund të thirret në parime politike. Po ua rikujtoj që lideri i saj, Albin Kurti, iu përkulke Akademik Isa Mustafës për pak pushtet, madje duke e quajtur ‘Profesor Isë’, e pak muaj më herët po të njejtit ia kishin sulmuar shtëpinë dhe familjen me kauza të rrejshme politike. Kuptoni, çdo qëndrim politik tuajin e keni shkelë me dy këmbë, e së fundi e keni sjellë vendin buzë shkatërrimit politik e ekonomik”, ka thënë Tahiri.



Të tjera
Vitamina që duhet konsumuar gjatë dimrit për të humbur peshë
Aknet nuk duhet prekur, brenda tyre gjenden gjërat më të ndyra të mundshme
Si t’i njihni njerëzit depresivë?