Zelensky: Ndihmat e Perëndimit për Ukrainën janë shumë të ngadalta

Takim i aleatëve të Ukrainës më 6 janar në Francë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi sot se javën e ardhshme në Francë do të zhvillohet një takim me liderët e vendeve aleate të Kievit, në kuadër të përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës.

”Takimi, i planifikuar për më 6 janar, pritet të paraprihet nga një tjetër takim në Ukrainë, në nivelin e këshilltarëve të sigurisë të vendeve aleate të Kievit”, shtoi Zelensky në platformën X.

“E parashikojmë për më 3 janar”, tha ai.

Ndërkohë në takimin e zhvilluar të dielën në Florida mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit Zelensky për paqen në Ukrainë u hodh ideja e një takimi trepalësh mes Zelensky, Putin dhe Trump në “kohën e duhur”.

Kjo ide u hodh nga presidenti Trump.

Ndërsa Trump është përpjekur t’i japë fund konfliktit përmes samiteve të nivelit të lartë, përfshirë pritjen e Putinit në Alaska në gusht, fokusi i përpjekjeve intensive diplomatike në javët e fundit ka qenë në zgjidhjen e një numri të pikave kyçe të ngërçit./atsh