Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim lamtumirës Zëvendës Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Brigade Cahit Irican, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Kosovë.
Sipas njoftimit, jatë këtij takimi, të dy gjeneralët diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it, duke vlerësuar lart nivelin e koordinimit dhe mbështetjes së ndërsjellë.
“Në përfundim të takimit, Gjenerallejtënant Jashari e falënderoi Gjeneralin Irican për kontributin e dhënë gjatë shërbimit të tij në Kosovë dhe i uroi suksese të mëtejshme në karrierën e tij ushtarake”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Gjërat që duhet të dini nëse partneri juaj vuan nga ankthi
Mish rose me portokall, ja si ta përgatisni
Kanella, ku dhe si prodhohet ajo